“BOMBA” e re për sekretarin e Qeverisë. Zaev: Të shoh njëherë argumentet dhe incizimet, më pas vendosi
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se do të shoh incizimet për të sjell vendim se a do të shkarkojë Sekretarin e Qeverisë, Dragi Rashkovski.
“Vërejta se atje përmenden disa proces verbale, por më lejoni të shoh argumentet, t’i shoh video-incizimet. Unë e ndjek me vëmendje opinionin për të gjithë këto ngjarje. Nëse Rashkovski ka gabuar, ka ligje për të dhënë llogari, por ka edhe pjesë etike ku duhet ditur se ku kalon kufijtë dhe ku jo”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se është transparent dhe është në dispozicion për të komentuar rastet e tilla dhe vlerëson se kështu Maqedonia përmirësohet së bashku edhe me gjithë institucionet dhe qytetarët.