Ahmeti në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, takohet me Edi Ramën

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po merr pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Postimi nga Ahmeti:

Në Ohër dikur u vendosën themelet e paqes dhe barazisë së vendit tonë, ndërsa sot po në Ohër në Samitin “Ballkani i hapur” me mikun tim, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama po fillojmë një kapitull të ri, atë të avancimit të bashkëpunimit kombëtar dhe zhvillimit të vendeve tona në frymën europiane.

Bashkë përcjellim fuqishëm porosinë se i takojmë Europës dhe se kthim prapa nga kjo rrugë nuk ka!