Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi: Nga Gjykata Speciale do ta pësojë Kosova
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Rexhep Selimi, ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i bëri Ramush Haradinajt, Bislim Zyrapit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-luftëtari i UÇK-së ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.
Ai ka shtuar se me këtë vendim po e pësojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës.
“Ashtu sikur për secilin luftëtar të UÇK-së, pavarësisht nivelit dhe detyrave në luftë, thirrja si i dyshuar për krime lufte është padrejtësi paraprakisht. Ne, që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha.”, ka shkruar Selimi.