Grubi: Personin e parë të Prokurorisë së Përgjithshme do ta zgjedh Këshilli i Prokurorëve dhe jo partitë politike

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e BDI-së, Artan Grubi deklaroi se personin e parë që do të jetë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme nuk do ta zgjedhin partitë politike por do ta zgjedh Këshilli i Prokurorëve.

“Bëhet fjalë për një ligj sistemor i cili rregullon punën prokuroriale dhe prandaj vlerësoj që nevojitet përkrahje e të gjithëve që përfaqësohen në Kuvend. Zgjidhja e cila ofrohet nëpërmjet të fuzionimit të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe luftë kundër Korrupsionit është një zgjidhje e mirë dhe kjo është mënyra për të ecur përpara. Sa i përket emërimit të personit të parë të kësaj Prokurorie vlerësojë se nuk është punë e partive politike, nuk është punë e Kuvendit dhe as e Qeverisë, por është punë e Këshillit të Prokurorëve. Në të kaluarën kur politikanët kanë emëruar Prokurorë, Gjykatës vlerësoj se nuk kanë dal zgjidhje të mira, prandaj t’ia lëmë atë profesionistëve të cilët kanë mandat dhe kanë përgjegjësi që të merren me çështjet kadrovike në Prokurori dhe Gjykatë”, theksoi Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim./TV21/