Maqedoni

Hajredini: “Bombat” e Zaevit dhe ato të El Cheka-s!

Shpërndaje

Njohësi i zhvillimeve politike dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini ka komentuar përgjimet e fundit që po publikohen nga kërçovari në diasporë, Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka. Ja postimi i tij në facebook: Asnjë ndryshim nuk ka ndërmjet “bombave” të Zaevit nga ata të El Çekës.Me të parat kryesisht u zbulua vetëm kr*imi dhe korrupsioni i kreut të VMRO-s, kurse me të dytat është duke u zbuluar kr*imi dhe korrupsioni i kreut të BDI-s. Duke e ushtruar në këtë menyrë gjatë kohë pushtetin e përbashkët, krerët e këtyre partive e sollën shtetin në krizë të thellë nga e cila mezi doli vetëm me ndihmën e faktorit të jashtëm. Aktualisht jemi dëshmitarë se si këta të BDI-s përpiqen, jo t’i mohojnë, por t’i injorojnë “bombat” dhe fajin t’ia hudhin atij që i publikon. Sa për krahasim, në Austri, për shkak se u publikua vetëm një “bombë” për zv.Kancelarin, dha dorheqje qeveria dhe u shpallën zgjedje të parakohëshme. P.S. Mandej, Evropa e paska fajin pse nuk na e jepë “rekomandimin e pastër si kristali” të datës për fillimin e negociatave.