Qeveria nesër pritet të sjellë vendim mbi orën policore

Shpërndaje

Komisioni për sëmundje infektive rekomandon orë policore në të gjithë territorin e vendit, nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kjo masë shtrënguese vjen si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve me virusin Korona.

Ndonëse ministri i Shëndetësisë Venko Filip­çe në pyetjet e gazetarëve thoshte se nuk është paraparë një masë e këtillë, ai sot dha lajmin për orën policore, duke shtuar se qytetarët nuk po u përmbahen masave mbrojtëse aktuale.

Fjalën e fundit mbi këtë propozim e ka Qeveria, e cila nesër duhet të vendos nëse do ta kufizojë lëvizjen e qytetarëve për shtatë orë. Nëse Qeveria thotë po, nga e mërkura masa pritet të hyjë në fuqi.