Haradinaj thotë se ka njoftuar të gjithë për dorëheqjen e tij, kërkon zgjedhje
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni i kryeministrit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, ka ftuar që të ndërmerren hapa të nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që sipas tij, e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.
“Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar ai.