Gazetari i Bild: Përgjime të reja për mashtrimet zgjedhore në Shqipëri

Shpërndaje

Gazetari gjerman i të përditshmes “Bild”, Peter Tiede, paralajmëron për zbulimin e përgjimeve të tjera që sipas tij faktojnë mashtrimet me zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Tiede thotë se do t’i bëjë publike këto përgjime të hënën.

“Neue Tonbänder zur Wahlfälschung in Albanien: Morgen Nachmittag… Si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite”, shkruan Tiede, duke i bërë thirrje në shqip publikut që të klikojë faqen online të Bild pasditen e të hënës.

Në fillim të muajit, tabloidi gjerman publikoi përgjimet mes Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të Shijakut, me Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës në Qarkun e Durrësit.

Publikimi i përgjimeve shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri, por gazetari gjerman paralajmëroi që në ato ditë se kishte përgjime të tjera që do t’i bënte publike.