Ilir Meta: Shumë i lumtur të takoja Eliot Engel – mikun e madh të kombit shqiptar
“Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë”.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është ndjerë shumë i lumtur ta takojë në Tropojë mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.
Ai ka thënë se nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane, transmeton Klan Kosova.
“Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë. Nga dritarja e zyrës së tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook.