Pas tërmetit të parë që goditi Malin e Zi, pasuan 30 lëkundje tjera me fuqi më të vogël

Shpërndaje

Pas tërmetit prej 5.4 shkallë të Rihterit që goditi territorin e Malit të Zi në ora 4 të mëngjesit, ka pasuar një seri tjetër e të lëkundjeve të tokës më fuqi më të vogël shkatërruese.

Sizmologu Srgjan Cekoviq nga Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) tha për portalin RTCG, se pas tërmetit kryesor, pasuan edhe 30 lëkundje të tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të ueb-faqes së ZHMS, dhjetë minuta pas tërmetit të parë, ka ndodhur një tjetër me fuqi prej 3.2 shkallë të Rihterit.

As pas kësaj toka nuk është “qetësuar” dhe ka pasuar seria prej më shumë se 15 lëkundjeve nga ora 4:20 deri më 6:30, me fuqi prej 2 deri në 3 shkallë të Rihterit.

https://emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1633877