Kasami paralajmëron protesta masive para Qeverisë!

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, me gjasë do të përfundojë mandatin pa zgjedhje të parakohshme parlamentare, që shumë herë ishin përmendur si mundësi nga vetë kreu i Qeverisë.

Me riformatimin e Qeverisë, që u votua të enjten në mbrëmje, është përjashtuar mundësia e zgjedhjeve sikur edhe ajo e një qeverie krejt të re me kryeministër të ri. Zaev, para deputetëve, ka theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar me kursin e reformave.

Riformatimi i Qeverisë ka përfshirë pesë ministri, të ekologjisë, bujqësisë, financave, pushtetit lokal, ndërsa ministria e re e sistemit politik, zëvendëson sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Disa prej ministrave nuk janë shkarkuar, por kanë kaluar në pozita apo resorë të tjerë.

Opozita, nga ana tjetër, edhe me këtë riformatim nuk beson se Qeveria do të arrijë t’i zbatojë reformat e nevojshme.

Për gjithë këto, ekskluzivisht për Zhurnal ka folur kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai ndryshimet e fundit të Qeverisë nuk i quan riformatim por vetëm një riciklim të kuadrove që janë brenda në Qeveri.

“Kryeministri Zaev nuk pati guximin të përmbyllë atë proces të cilin ua premtoi votuesve të tij dhe qytetarëve të Maqedonisë në mes të raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Edhe njëherë tregoi se ai premton vetëm për të shfrytëzuar momentin për ti fituar zgjedhjet dhe shumë shpejtë premtimet e tij i harron. Edhe në këtë rast nuk mund të quhet as riformatim as fshesë, por vetëmse një riciklim i kuadrove të clët i kishte në Qeveri”, tha mes tjerash Kasami.

Kreu i Lëvizjes BESA, në intervistën ekskluzive ka folur edhe për procesin e regjistrimit, aksionin në Luboten dhe shumë çështje të tjera. Ai inkurajoi kryeministrin Zaev që të merr guxim të jep dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të hershme parlametare. Kasami madje paralajmëroi se Lëvizja BESA, do të organizon protesta masive para Qeverisë që të shprehin revoltën qytetarëve ndaj padrejtësive që po ndodhin në shoqëri.