Maqedoni

Ku është Katica Janeva, tre ditë nuk është paraqitur në punë!

Shpërndaje

Prokurorja në Prokurorinë Speciale, Katica Janeva, e cila dha dorëheqje disa ditë më parë, tani më për tre ditë nuk është paraqitur në punë në Prokurorinë Publike Speciale.

Janeva në dorëzimin e dorëheqjes së saj shkruan se ajo do të aktivizohet kur partitë politike do të pajtohen për pasardhësin e saj dhe kur të sillet ligji i ri për Prokurorinë Publike Speciale.

Siç mëson TV21, për momentin Janeva nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë në organet e drejtësisë në PPS, për të pushuar ose që është penguar që të mos vij në punë.