KRRE: Disa pompa të benzinës lejojnë deri 500 denarë mbushje me karburante

Shpërndaje

Ka derivate të naftës, tregtarët rregullisht blejnë derivate sipas kërkesës, por disa tregtarë të vegjël nuk sillen drejt dhe kufizojnë furnizimin, gjë që lë përshtypjen se nuk ka derivate, thonë për AIM-n nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në atë mënyrë bëjnë “rezerva”, të cilin do ta shisnin me çmime të reja, që në një farë mënyre në kohë krize është fitim lufte”, theksojnë nga KRRE.

Nga Komisioni theksojnë se gjatë ditës së sotme nga një numër i madh i konsumatorëve kanë marrë indikacione se disa shitës me pakicë të derivateve të naftës kanë kufizuar sasinë, përkatësisht sasinë me të cilën shesin karburantin që derdhet në vetura.

“Disa pompa të benzinës lejojnë deri në 500 denarë për një automjet për të mbushur me karburant. Të tjerët nuk lejojnë kamionët të furnizohen me karburant. KRRE ka njoftuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut për situatën që menjëherë të forcohen kontrollet në terren të tregtarëve dhe të parandalohen sjellje të tilla jotregtare e cila është e palejueshme dhe e ndaluar. Tregu është trazuar artificialisht dhe shkelen parimet themelore të sigurisë në furnizimin me energji”, shtojnë nga KRRE./Telegrafi/