Kur Haradinaj shtrinte këmbët në kolltuqet e Kuvendit, të paguara nga taksat e qytetarëve (Video)
Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin Shukri Maxhuni, të cili i doli në publik një fotografi ku shihet duke i pushuar këmbët në tek xhami i veturës zyrtare.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Periskopi.
Mirëpo, ka reagime se një gjest i tillë si ai i zëvendësministrit Maxhuni, nuk është diçka e madhe e madje mund të thuhet se është njerëzore.
Qesharak është fakti se si figura të larta qeveritare i kanë paraprirë kësaj shtytje për shkarkim, si ministri i jashtëm z. Pacolli, i cili (mbane të qeshurën) shkruan në Facebook se ‘zëvendësministri ka dëmtuar taksat e qytetarëve duke i pushuar këmbët në atë mënyrë në veturë”.
A ishte njerëzor edhe ky pushim i kryeministrit Haradinaj kur ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, apo edhe këtu janë dëmtuar taksat e qytetarëve?