Mendi Qyra: Askush nuk mund ta reketojë kompaninë time
Mendi Qyra, pronari i kompanisë ”Trim & Lum”në një prononcim për Strugalajm.com i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze raportimet e një pjese të mediave në gjuhën maqedonase të cilat supozonin se edhe ai është reketuar nga grupi i cili pretendonte se kishte ndikim në Prokuroren Katica Janeva.Qyra thekson se gjatë punës së tij në asnjë rast nuk është bërë pjesë e lobeve afër pushtetit dhe nuk ka asnjë indicje që dikush të reketojë kompaninë ”Trim&LUM” me matriale komprometuese apo ta fajësojë për dicka , ”Ne jemi ndërtues dhe ndërtojnë sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi”nënvizon ai.Ndërkohë, për dëmin në imazh që i kanë shkaktuar mediat në gjuhën maqedonase me këto lajme Mendi Qyra paralajmëron padi në organet e drejtësisë.
Një pjesë e mediave në gjuhën maqedonase sot gjatë raportimeve të tyre supozonin se edhe kompania ”TRIM &LUM” grupit reketues të lidhur më PSP i ka paguar 800 mijë euro.