Në këtë ditë u arrestua Karaxhiçi: kërkohej në vrimën e miut, jetonte e vepronte si mjek popullor

Shpërndaje

Më 20 mars të këtij viti, Tribunali i Hagës dë*noi Radovan Karaxhiçin si kriminel lufte me burgim të përjetshëm, me një vendim përfundimtar.

Dhe sot, më 21 korrik 2008 mbushen 11 vite nga arrestimi i tij, i ndodhur pas 13 vitesh fshehjeje.

Mbuluar me sukses nën emrin e Dr. Dragan Dabiç, një mjek popullor, me mjekër të dendur, kapele kashte dhe humbje peshe, ai arriti të krijojë një tjetër identitet, edhe pamor, duke jetuar në të dhe me të për 13 vite me radhë. Kështu, veç mitit të kriminelit, ai krijoi dhe atë të fshehjes, derisa u arrit të kapej në rrethinat e Beogradit. Pas arrestimit, Prokurori Bramertz tha:

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë njoftoi se i padituri i Hagës Radovan Karaxhiç u arrestua dhe u privua nga liria. Karaxhiç u soll në gjyqin hetues të Dhomës së Krimeve të Luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd, në përputhje me Ligjin mbi Bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. ”

Para arrestimit, hera e fundit kur ai u pa publikisht ishte korriku i vitit 1996 në Han Pijesak.

Karaxhiç vodhi identitetin (thuhet) nga një fermer nga Ruma – Dragan Dabiç.

Nën këtë identitet, krimineli më i kërkuar në këtë rajon jetonte në Beograd (dhe ndonjëherë në Vjenë). /tesheshi.com/