Në Shkup kapet mari.huana tek dy të punësuar në DSK
Më 17.09.2019 rreth orës 18.20 në rrugën “Kozle” në Shkup, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll tek dy persona me iniciale V.P (28) dhe D.G (26), që të dy nga Shkupi, të punësuar në DSK, të cilët kishin qenë me makinë të tipit “OPEL CORSA”.
Gjatë kontrollit të personave dhe makinës është gjetur dhe konfiskuar dr*ogë e tipit mar*ihuanë.
Të dy janë arre*stuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi përkatëse për dy të dyshuarit me çka është njoftuar edhe Prokuroria.
Sektori për kontroll të brendshëm, ka ngritur procedure për masë disiplinore.