Maqedoni

Pas vendosjes së gurthemelit në Çair, zhduket bishti i “kacisë”?

Shpërndaje

Sot është hedhur gurthemeli për tribunën e re të stadiumin në Çair, e cila do të ketë kapacitet për 1792 ulëse. Në aktin solemn të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe plot zyrtarë tjerë, përfaqësues të klubit të Shkupit, si dhe ish-futbollist dhe punëtorë sportiv.

“Me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt ti dedikojmë mjetet e fituara nga UEFA përmes programeve HET TRIKUT për infrastrukturë. Tribuna do të jetë sipas gjithë standardeve të UEFA-s, e shoqëruar me hapësirat nën tribunë, të cilat përfundimisht këtij stadiumi do t’i plotësojnë pjesën e munguar deri më tani, tha mes tjerash Muamed Sejdini.

Sipas drejtuesve të projektit, tribuna e re është pjesë e programit “Hat Trik” të UEFA-s, ndërsa do të realizohet me dinamikën e përcaktuar nga FFM-ja dhe komuna e Çairit.

“Ju premtojë se në kohë të shkurtër sipas dinamikës që është paraparë mjaft intenzive , tribunën do ta keni gati. Por ju premtojë se me këtë tribunë, ne nuk do të ndalemi . Ne si komunë , por edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë që vazhdimisht na jep mbështetje, do të konkurojmë me projekte e radhës, me të cilat në vazhdimësi do të përmirësojmë infrastrukturën e këtij stadiumi dhe këtij klubi,” tha mes tjerash Visar Ganiu.

Burime prezente në promovim thone se pas vendosjes se gurthemelit është zhdukur bishti i kacise, transmeton Gazeta Lajm. Ata nuk e dine se ku ka mundur të perfundoje bishti dhe pse nuk eshte vjedhur edhe kacia. Hetimet po vazhdojnë.