Maqedoni

Pendarovski: Jemi të zhgënjyer nga BE-ja

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se ndjehet i zhgënjyer me BE-në për shkak të mos-dhënies së datës për çeljen e negociatave, megjithatë shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet qasëse shtator.

Ne na kanë bindur zyrtarët më të lartë gjermanë se është vetëm një vonesë teknike në proces dhe ne e pranojmë atë dhe ne do të presim për vendimin e shtatorit të Bundestagut gjerman dhe tetorit të të gjithë Bashkimit Evropian. Megjithatë, shtrohet pyetja – çka nëse, ndërkohë, një tjetër Kuvend, për arsye teknike, vonon procesin, sepse atje keni vendosje me parim të konsensusit- deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.

Në një intervistë për televizionin N1, Pendarovski ka komentuar edhe ndërrimin e pushtetit në Greqi. Ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim sa i përket Marrëveshjes së Prespës, por pret qëndrim më të ngurrtë lidhur me zbatimin e Paktit.
Pres ndoshta qëndrim pak më të ngurrtë në zbatimin e marrëveshjes . Pra, për të sqaruar nuk presim pengesa nga qeveria e re greke, tashmë në tetor, kur gjoja duhet të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave. Por sigurisht unë pres për shkak të qëndrimit të tyre të njohur politik më parë që në negociatat për kapitujt e ndryshëm do të kërkohet zbatim i përpiktë i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, veçanërisht në pjesën e markave tregtare- tha Stevo Pendarovski.

Në dy ditët e kaluara presidenti Pendarovski mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Sarajevë ku u takua me zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit.