Sela: Pa ndryshimin e Kushtetutës të mos formohet qeveri

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela thotë se pa ndryshimin e Kushtetutës të mos formohet qeveri në Maqedoninë e Veriut.

“Pa ndryshime Kushtetuese të mos ketë krijim qeverie. Fillimisht, ndryshime Kushtetuese, pastaj krijimi i Qeverisë”, tha Sela në emisionin “Debat Plus”.

Ndryshe, Sela ka thënë se kur kishte dhënë dorëheqje, Aleancën për Shqiptarët e kishte lënë si partinë e dytë më të madhe në bllokun politik shqiptar.

Ai thotë se nuk do të rrinte duarkryq në situata të tilla, teksa shton se do ta shpëtonte Aleancën për Shqiptarët.

“Të gjithë këta kanë pas të bëjnë me vendimin që ne e sollëm si Aleancë për Shqiptarët. Unë e kam lënë Aleancën për Shqiptarët si parti të dytë më të madhe në vend te blloku politik shqiptar kur kam dhënë dorëheqje, me 8 deputetë, me komuna me mbi 60 asamblistë, këshilltarë komunalë dhe sot fatkeqësisht e shihja aleancën te po shndërrohej në një gjë të vogël dhe nën mëshirën e kundërshtarëve politikë, të cilët për nga numrat dhe përkrahja janë më të vegjël se Aleanca për Shqiptarët dhe goditjet brenda aleancës kishin për qëllim që ta zhdukin këtë forcë politike. Në qoftë se mendoni se do të rrija duarkryq në këto situata, natyrisht që nuk do të rrija duarkryq, do ta shpëtoj Aleancën për Shqiptarët”.