“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”, ja kush e thotë?!

Shpërndaje

Dorëheqja e pa pritur e Ramush Haradinajt nga pozita e shefit të qeverisë, ka krijuar rrethana të reja politike në vend, duke përfshirë edhe negociatat me Serbinë.

Analisti politik Fisnik Halimi vlerësoi se zgjedhjet në Kosovës do të mund të mbahen brenda kësaj vere.

“Ashtu janë shprehur liderët, vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duhet parë procedurat kur, ky është një realitet i pa paralajmëruar, nuk i konvenon ky realitet as Kosovës dhe është në shpërputhje me partnerët ndërkombëtar”, tha ai.

“Mendoj se tani negociatat do të kalojnë sërish në duart të Presidentit të Kosovës, ai dhe ekipi i tij do të ta përmbyllin marrëveshjen finale me Serbinë, me ndërmjetësimin e aktertëve ndërkombëtarë, si ShBA, BE dhe me garancat e Rusisë. Kjo do të jetë situata. Kuvendi i ri i Kosovës, i cili do të dalë nga zgjedhjet e reja, do të ketë detyrë të ratifikoj marrëveshjen me Serbinë”, tha Halimi sonte në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij marrëveshjen finale do të përshijë shkëmbimin e territoreve e cila do të zgjidh marrëveshjen shekullorë.

Për koalicionet analisti Halimi se do të jenë të ndryshme, mes partive të mëdha dhe të vogla. “Nuk do të ketë më koalicione, sikur ishte PAN”, tha ai.