Prokuroria Speciale shkon në histori, Ruskoska propozohet shefe e re kundër korrupsionit
Javën e ardhshme në Kuvend do të propozohet tekst i ri i ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin janë ndërtuar ato pika me të cilat është biseduar me opozitën dhe të gjitha grupet e deputetëve të cilat janë të pranueshme për të gjithë, nëse jo për numrin më të madh të deputetëve.
Këtë e kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri, duke sqaruar se me vendimin ligjor propozohet që Prokuroria Speciale Publike të integrohet në Prokurorinë e deritanishme publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ligji i ri sot do të dorëzohet te të gjitha partitë politike dhe mediumet.
PSP-ja e re do të shndërrohet në PP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me kompetencë në tërë territorin e vendit dhe garancione për veprim të pavarur, e cila përshtatet me pozitën e tanishme, ndërsa megjithatë në hierarkinë dhe vartësinë e Prokurorisë Publike të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Në ballë të PSP-së është propozuar Villma Ruskoska, e cila për momentin e udhëheq Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion.
Të gjithë prokurorët e PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, ndërsa ata kanë të drejtë të rizgjedhjes, nëse duan të kandidohen.
“Në shtëpinë ligjdhënëse, në shtëpinë e demokracisë do të hapim dialog me të gjitha partitë politike dhe grupet e deputetëve në Kuvend, ku është vendi. Teksti që do të propozohet i ndërton ato pika për të cilat deri tani kemi biseduar me opozitën dhe me të gjitha grupet tjera të deputetëve dhe me të vërtetë ishin kërkesa të opozitës”, tha Zaev.
Në këtë mënyrë, thotë kryeministri, do të sigurohet struktura e deritanishme dhe resurset e PSP-së në formë të re dhe pa çfarëdo lloj mundësie që politikanët të vendosin për përbërjen dhe udhëheqësinë. Ato vendime do t’i sjellë Këshilli për prokurorë publik.
Të gjitha rastet të cilat janë para gjykatave, ndërsa janë në kompetencë të PSP-së do t’i përfaqësojë prokuroria e re në fazën në të cilën janë ndërprerë. Të punësuarit tjerë në PSP, arkiva, hetuesit, materialet, mjetet, pajisja kalojnë në prokurorinë e re.
Vlera e mjeteve për punë në PP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë do të rregullohet në propozim-buxhetin dhe planin financiar të shefit të këtij institucioni, i cili pastaj dorëzohet në Ministrinë e Financave, ndërsa Qeveria dhe Kuvendi nuk do të mund ta ndërrojnë planin financiar të propozuar dhe detyrohen të sigurojnë mjete financiare për punë të pandërprerë.
“Prejse Katica Janeva e ka deponuar dorëheqjen e saj dhe sot e propozojmë këtë tekst. Nuk shohim zgjedhje nga opozita të shmangë biseda dhe marrëveshje për këtë çështje, përveç nëse nuk ka për qëllim edhe më tutje t’i shkaktojë dëm shtetit dhe të mbrojë ndonjë krim”, tha Zaev.
Theksoi se takimi i liderëve siç dihet është anuluar, sepse deri më sot nuk janë krijuar kushte për mbledhjen.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë nuk janë të pranueshme ultimatumet, të cilat nisen nga pozita të mbrojnë krim dhe se interesat partiake i vendosin para atyre shtetërore. VMRO-DPMNE dhe Mickoski e refuzuan takimin e liderëve pa argumente dhe pa mend”, shtoi ai.