Grimerja e njohur nga Ohri, është gjetur e vdekur në Afrikë

Shpërndaje

Grimierja dhe influencuesja e njohur Maya Mia, me origjinë nga Ohri, është gjetur e vdekur në Afrikë, sipas mediave nga kontinenti afrikan.

Mia ka lindur në Maqedoni, por ka jetuar në Tanzani për më shumë se një dekadë. Raportet thonë se ajo jetonte në Afrikën e Jugut para vdekjes së saj.

Për momentin, arsyet e vdekjes së Maya-s nuk bëhen të ditura, megjithëse mediat nga Afrika po spekulojnë me këtë temë. Megjithatë, vdekja e saj është ende një mister.