Rajoni

PS mbledh kryesinë për zgjedhjet e procedurat e shkarkimit të Ilir Metës

Shpërndaje

Partia Socialiste mbledh kryesinë e paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja e kryesisë vjen vetëm ditë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku PS pothuajse I mori të gjitha bashkite për shkak edhe të faktit që në gjysmën e bashkive nuk pati rival ndërsa tek të tjerat, kishte përballe kandidate të partive të vogla.

Megjithatë Kryesia e PS mblidhet në një moment kur përplasja e mazhorancës qeverisësë dhe sidomos kryeministrit Rama me Presidentin Meta është më e fortë se kurrë.

Kreu I shtetit lëshoi akuza të rënda ndaj Ramës të martën në konferencë për shtyp ndërsa PS po vijojnë procedurat me komisionin hetimor për shkarkimin e Metës.