Pak javë pas vdekjes së poetit Arben Duka, ndërron jetë edhe djali i tij 35-vjeçar

Shpërndaje

Pak javë pas vdekjes së poetit Arben Duka një tjetër tragjedi ka ndodhur në familje.

Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Poeti Arben Duka mbylli sytë më 14 dhjetor 2021.