Kamermani shitet ‘kapadai’ para Policisë së Kosovës (Video)

Shpërndaje

Një kameraman i një agjencie të lajmeve është arrestuar nga Policia e Kosovës para disa minutash.

Kameramani ishte duke përcjellur ngjarjen kur Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Edhe pse Policia me mirëkuptim kërkuan nga gazetarët që të largohen nga zyra e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, një kamerman shitet ‘kapadai’ para policëve dhe nxirret me forcë nga objekti.