Në aeroportin e Shkupit sekuestrohen mbi 1 ton material për prodhim të amfetaminës me vlerë 50 milion euro

Shpërndaje

Mbi një ton material ësht sekuestruar sot në aeroportin e Shkupit, nga e cila do të prodhohej amfetaminë me vlerë mbi 50 milionë euro, shkatërrojet grupi kriminal ndërkombëtar njofton MPB-ja, përcjell albazone.mk.

Njoftimi nga MPB:

Sekuestrohet mbi një tonelatë prekursorë nga të cilët mund të prodhohej amfetaminë në vlerë prej mbi 50 milionë euro, shkatërrohet grupi kriminal ndërkombëtar

Sot, nëpunës policorë të Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokuroria Publike e Turqisë, Shërbimet Doganore të Turqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, si dhe SELEK (Qendra për Zbatimin e Ligjeve në Evropën Juglindore) realizuan aksion policor ndërkombëtar në të cilin në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar mbi një tonelatë prekursorë për prodhimin e llojit amfetaminë për stimulatorë i klasifikuar në kategorinë e parë të listës nacionale të prekursorëve, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Me prekursorë është furnizuar shtetasi i Maqedonisë nga persona nga Kina, i cili përmes Turqisë ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion final vendet e Unionit Evropian, me qëllim prodhim të mëtutjeshëm të drogës sintetike amfetaminë dhe metamfetaminë”, informoi Spasovski. Vlerësimi i parë është se sasia e kësaj droge të prekursorëve duhej të prodhonte amfetaminë me vlerë prej mbi 50 miloionë eurove. Në këtë aksion nga liria janë privuar dy persona si pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, kurse po ndërmerren masa dhe aktivitete për arrestimin edhe të personave tjerë.

“Ky aksion edhe një herë demonstroi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e tregtisë ilegale me drogë, ku shënojmë rezultate të shkëlqyeshme, kurse me të njëjtin intensitet dhe përkushtim të njëjtë do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.