Kurti mirëpret rezolutën në SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur nismën e tre kongresistëve amerikanë për një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kurti, mes tjerash, shprehet mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Amerikës, njofton Dukagjini.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe atë të të gjithë rajonit”, shkruan Kurti.
Kujtojmë se këtë nismë e ka mirëpritur edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryediplomati në detyrë, Glauk Konjufca.
We are grateful for the continued and steadfast support of the US for our prosperity, the security of our country, and that of the entire region. https://t.co/lCMTfkNvYp
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2026

