Publikohet raporti i parë mjekësor pas vde*kjes së Florijana Ismailit
Vd-ekja e futbollistës së Kombëtarës së Zvicrës, Florijana Ismaili, vazhdon të jetë një mister për opinionin.
Sot u publikua raporti i parë i obduksionit e kryer nga Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore në Como të Italisë, në vendin ku futbollistja kishte gjetur vd*ekjen në liqen.
Ajo u gjet e pajetë pas disa ditë kërkimesh nga ekipet emergjente italiane të cilët e gjetën trupin në thellësi prej 204 metrash. Ata kishin angazhuar edhe një robot që i mundësoj nxjerrjen e trupit nga uji.
Raporti i parë tregon se futbollistja shqiptare kishte asfiksi akute.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka patur sulm në zemër, pas kërcimit në ujin e ftohtë ashtu siç është dyshuar dhe raportuar në disa media, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.
Pra Termo Shoku si njihet në terminologjinë mjekësore nuk është shkaku.
Raporti i parë mjekësor tregon se 24 vjeçarja kishte konsumuar shumë ushqime para se të ndodhte ngjarja e trishtueshme.
Sipas prokurorisë kjo të jetë arsyeja që ka shkaktuar vd*ekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.
Autopsia e plotë e vd*ekjes së lojtarës që luante për Zvicrën do të dal pas 40 ditësh sipas Prokurorisë së Comos.