Tifozët mbushin ‘Air Albania-n’, ia marrin këngës: Për Kosovë e për Shqipëri

Shpërndaje

Atmosferë fantastike e shoqëruar me këngë patriotike dhe mbështetje për djemtë e Kombëtares.

Kjo është situata 30 minuta para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë që zhvillohet sot në 20:45 në “Air Albania”, e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024.

Të gjitha biletat për këtë duel janë të shitura, me pritshmëritë që janë të mëdha për tri pikë nga tanët.