“Qesharake”, Polici në qendër të Prishtinës dë*non qytetarin pse ka qeshur me zë

Shpërndaje

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur, Aida Gashit qytetare e cila po qëndronte ulur në një pushimore në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.Gashi, e cila pas orës 24:00 po priste një taksi dhe po bisedonte me shoqe dhe qeshte me zë, është dë*nuar me 100 euro gjobë nga Fatmir Miftari, pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.Të gjithë situatën e ka treguar edhe vet Aida e cila ka publikuar gjobën e vënë dhe emrin e policit në fjalë. Madje, ajo ka rrëfyer edhe bisedën me policin Fatmir Miftari, i cili e gjobiti atë për shkak të të qeshurave të saj.

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e Miftarit (pjesëtar i Policisë së Kosovës). E habitur me pyetjen e policit, Aida iu është drejtuar atij: A seriozisht po më pyet?Fatmiri: Je tu keshë shumë, mos kesh!Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë?
Fatmiri: Me veshtë e mi!.Kaq ishte biseda mes Aidës dhe Fatmirit i cili pa hezituar edhe ia ka vënë gjobën prej 100 eurove vetëm pse ajo qeshi me zë.
E Aida, për gjithë këtë situatë edhe ka ironizuar me vendimin e policit në fjalë.“Dë*nim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një femijë 12 vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dë*nohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.Tutje, ajo ka vazhduar se “1 person pa leje, me shpejtësi dyfish ma shumë se që është e lejume, i shkel 2 gra për vdekje; policia neglizhente sepse duhet me më de*nu mu të pacipën që po qeshi me za mas 12ve te natës! Tjetri e dhunon një të mitur, tjetri e mbyt gruan me femijë, krejt këto pasojë e neglizhencës së policisë sepse ma së lehti e ka me dalë në qytet e me më de*nu mu me 100 euro gjobë se qesha me za!”, ka shkruar ajo.Gazeta Blic ka siguruar edhe një fotografi të policit, Fatmir Miftari i cili dë*noi Aidën me 100 euro.