Qeveria po bie, Duda po rrezitet (Foto)

Shpërndaje

Duda Balje po pushon, në kohën kur Ramush Haradinaj Qeverinë po e rrëzon. Deputetja e Kuvendit të Kosovës sapo ka publikuar disa foto nga Turqia.

“Kur e zi from Turkey” shkruan deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës. Me veshjen kuq e zi, Duda duket se ende s’e ka marrë ngjyrën e duhur në pushime.

Të gjithë sytë kah Duda Një ndër deputetet e Kuvendit të Kosovës më të përfolura në medat rozë është edhe Duda Balje. Ajo lavdërohet për punën e saj në përkrahje të komuniteteve si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, por shpesh lavdërohet e komentohet edhe pamjen fizike dhe paraqitjen e saj publike. Deputetja kësaj radhe ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihet mjaft tërheqëse me një fustan të kuq, shkruan rtv21.tv. Ajo ka treguar se gjendet në Turqi, duke e vendosur vendodhjen mbi fotot e postuara.