Qytetarja serbe në Veri: Vuçiq është peder, po i mbyllë dyqanet (Video)
Beogradi të hënën ka urdhëruar nisjen e “katastrofës humanitare” në Veri të Kosovës. Mirëpo, qytetarët kanë thënë se mbyllja e dyqaneve është bërë më urdhër politik. Madje serbët e veriut nuk kanë kursyer as fjalët me të rënda për Vuçiqin. Të hënë, ky market në Veri të Mitrovicës, ishte i mbyllur. Ngjashëm me të, të mbyllura u panë edhe barnatoret në këtë pjesë të Kosovës. E qytetarët atje që duan të blejnë perime, këto ditë duhet të kërkojnë diku tjetër. Fat të njëjtë, pritet ta kenë edhe ata që duan të pinë kafe në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore.
Kjo pasi që nga e hëna, komunat veriore kanë nisur t’i zbatojnë urdhrat e Beogradit për një “katastrofë humanitare”
Përmes këtij plani, tentohet të mbahen të mbyllura marketet, barnatoret, pompat e benzinës dhe shumë biznese të tjera. Madje T7 mëson se qytetarët serb atje, janë urdhëruar që të mos i blejnë artikujt elementar as në “Lagjen e Boshnjakëve” “Dyqanet janë krejt të zbrazura, disa prej tyre janë krejtësisht të mbyllura. Nuk kemi problem, kemi çka me ngrënë, por kur dëshirojmë te blejmë diçka tjetër, nuk kemi ku”, ka thënë një qytetar serb.
E gjatë kohës kur një qytetar po thoshte se atje ka krizë humanitare, dikush ndërhyri për të thënë se e gjitha kjo është një gënjeshtër. “Dëgjoni. Ata po gënjejnë, sepse i kanë të gjitha. Ky është urdhër dhe politike e Vuciqit. Ai është një peder. Dyqanet po i mbyllin sepse ashtu ka thënë Vuciq”, ka thënë ajo. Ndërkohë përfaqësuesi i Shoqatës së Afaristëve në Veri, Radosh Petrovic, ka thënë se nuk ka plan të caktuar se sa do të zgjasë kjo gjendje.
“Ne duam që të furnizohemi me mall nga Serbia, por për shkak të taksës nuk po mundemi. Nuk është e vërtetë se do të duhen vetëm dy ditë që të qëndrojnë lokalet e mbyllura, do të qëndrojnë sa të jetë e nevojshme. Mund të duhen më shumë se dy ditë”.
Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se krejt kjo është një inskenim i katastrofës humanitare.
E reagim pati edhe nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizimin e vendit.
Madje, ai e paralajmëroi edhe një aksion në Veri.
Dhe pa u bërë disa orë, nga ky paralajmërim nisi aksioni.
Minstri i Tregtisë, Endrit Shala, bashkë me përfaqësues të bizneseve, ofruan produkte eseneciale ushqimore për qytetarët e veriut./T7/