Maja Koçijançiç: Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe të rregullta

Shpërndaje

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Federica Mogherinit, ka deklaruar se “zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.”

Koçijançiç thotë se “ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR”.

“Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit. Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, shprehet Koçijançiç.

Top Channel