Ruskoska heshtë, PTHP nuk zbulon rolin e Janevës në shantazhin milionësh!
Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion mbi rolin e prokurores speciale Katica Janeva në rastin e shantazhit të rëndë 1.5 milion euro ku deri më tani të dyshuar janë Boki13 dhe Zoki Kiceec, transmeton Zhurnal.mk
Nëse persona nga estrada dhe ish truproja, biznesmen lokal, mund të jenë aq të fuqishëm sat ë marin mito prej million euro pa pasur përkrahje nga ndonjë strukturë më e lartë? Këtë duhet të vërtetojë shefja e prokurorisë për krim të organizuar dhe kriminalitet Vilma Ruskoska e cila ka hapur hetimin pasiqë viktima ka paguar 1.5 milion euro në këtë rast.
Derisa prokuroria po mbledh dëshmi, disa media tashmë kanë shkruar për emra konkret të politikanëve, të cilët i ndërlidhin me rastin, fuqia e Boki13 dhe Kiceec jo vetëm që ka prekur politikan, shefen e PSP dhe një tjetër prokurore por një pjesë e madhe e mediave shkruajnë se në këtë skandal të përfshirë janë edhe të tjerë e këto informacione prokuroria për krim të organizuar ende nuk i ka vërtetuar ose më saktë deri më tani askush nuk është thirrur në bisedë informative.
“Në interes të hetimeve dhe ndalimit të spekulimeve prokuroria do të informojë opinionin aq sa lehet”, theksojnë nga PTHP.
Deri më tani zyrtare është se me urdhër të gjykatës është marrë telefoni i Katica Janevës e nga aty Ruskoska ka thënë se duhet të vërtetohet nëse Janeva ka komunikuar me Boki13 dhe në cilin drejtim do të shkojnë hetimet.