Presidenti ukrainas: Nuk do t’i dorëzohemi kurrë rusëve, do qëndrojmë në këmbë deri në fund

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, duke i dërguar një mesazh homologut të tij rus Vladimir Putin. Duke folur me tone dramatike ai e cilësoi situatën tragjike, ndërsa theksoi se “koha ka ndaluar për ne”.

Ndërkohë, ai iu drejtua edhe evropianëve të cilëve u bëri thirrje që t’i kushtojnë edhe më shumë vëmendje vendeve fqinje dhe ‘të kuptojnë se nëse duan të mbrojnë vendet e tyre, nuk duhet të merren vetëm me to”, por të “shohin edhe më gjerë”.

“Ne mbrojmë lirinë dhe vendin tonë. Unë kurrë nuk do t’i dorëzohem rusëve. Koha ka ndaluar për ne. Do të qëndrojmë në këmbë deri në fund”-tha presidenti ukrainas.