Sot në ora 20 e 30 minuta do të publikohet një audio-incizim për person të afërt me Zaevin

Shpërndaje

Sot në ora 20 e 30 minuta do të publikohet audio-incizim i ri për një njeri të afërt të Zaevit, njoftojnë mediumet maqedonase.

Sipas tyre, incizimi do të publikohet në ora 20 e 30 minuta, transmeton Gazeta Lajm.

“Incizimi posedon pjesë problematike që japin indikacione për shkelje të ligjeve dhe për vepra penale”, shkruajnë mediumet në gjuhën maqedonase.

Për momentin nuk bëhet i ditur emri i personit për të cilin do të publikohet incizim, e as nga cila parti është.