Tre vjet pa Almirin!
Sot janë mbushur tre vjet pa Almir Aliun, djaloshin kumanovar i cili u përplas për vde*kje nga Boban Iliq. Katërvjeçari nga Kumanova ishte viktimë e një goditje fatale me makinë nga vr*asësi Iliq, i cili pas një procesi gjyqësor maratonik u dënua vetëm me denim minimal, pasi që avokati i këtij të fundit pretendon se klienti i tij veprën e ka kryer në rrethana të nevojës ekstreme.
Më 21 qershor përfundoi procesi gjyqësor për rastin e Almir Aliut i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Vendimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës nuk ndryshoi aspak nga ai të cilin e hodhi poshtë organi i shkallës së dytë. Familja Aliu këtë e cilësoi si vr*asje të dytë, ndërsa Boban Iliq po vuan dënimin në arrest shtëpiak pasi që ndaj t’i nuk janë shqiptuar masa kujdesi përpos obligimit me paraqitje në Gjykatë. Vendimi i parë u hodh poshtë nga Apeli pas parregullsive të shumta gjatë procesit gjyqësor, ku si fillim nuk u pranuan dëshmitarët okular, më pas vepra u rikulifikua nga “vr*asje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe krejt në fund rezultoi që ekspertizat të cilat kanë ndikuar në rikualifikimin e veprës, si ajo neuropsikiatrike dhe teknike janë bërë nga ekspert pa licenca. Të gjitha këto zhvillime kishin nxitur protesta dhe reagime, ndërsa gjykatëses Maja Denkoska nuk iu tremb syri në marrjen e vendimit. Grupi parlamentar i BDI-së në Kuvend kishte iniciuar Komision Anketues i cili deri tani nuk ka mbajtur asnjë mbledhje. Kryeprokurori Lubomir Joveski disa herë ishte pyetur nga gazetarët dhe deputetët për rikualifikimin e veprës, por i pari i organit të akuzës ishte mbrojtur me idenë se në rast se nuk rikualifikohej vepra, Gjykata do të duhej të merrte vendim për lirimin e Boban Iliqit pa dhënë arsye shtesë për një version të tillë. Vr*asja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë si pasojë e një zënke paraprake mes babait të Almirit, Sedat Aliu dhe Boban Iliqit. Almiri 4 vjeçar nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa akuza ndaj Boban Iliqit u ngrit gjashtë muaj pas vr*asjes së Almirit. Vëllai i Boban Iliqit nuk është përfshirë në asnjë akuzë, ndërsa Prokuroria Themelore akuzën e së cilës e përfaqëson Suzana Kusigerska nuk kishte propozuar si provë as makinën me të cilën ishte shtypur Almiri. Pak javë pas vr*asjes makina ishte riparuar dhe vendosur në treg për shitje./Alsat-M