Vazhdon përsëri saga e publikimit të bombave nga El Cheka
Pas një ndërprerje të vogël disaditore vazhdon përsëri në mënyrë intensive publikimi i bombave në profilin e Sheqerim Ahmedit nga Kërçova me qëndrim aktual në Amerikë apo i njohur tashmë me nofkën El Cheka. Bombat e publikuara tashmë mbi një muaj kanë bërë bujë të madhe në mbarē opinionin shqiptar pasiqë aty fyhen, shahen dhe ofendohen shqiptarët, bëhen punë, biznese dhe plane të cilat dëmtojnë interesin e shqiptarëve dhe interesin shtetëror.
Pas kësaj revolte erdhi edhe deri tek organizimi i protestave në Tetovë ku protestuesit hasën në rezistencë nga ana e Policisë. Nē krye të protestave qëndronte vëllau i El Chekas Blerim Ahmedi. Ky i fundit deklaroi se ka marr një numër të madh të shantazheve dhe kërcënimeve. Me kërc*ënime shpeshherë ka marr edhe vet El Cheka i cili publikon materialet por ai që në fillim kishte deklaruar se nuk do të ndalet derisa të publikoj të gjitha materialet./infomagazin/
*******
Pas një pauze disa ditore Sheqerim Ahmedi apo i njohur tashmë si El Cheka vazhdoi sot me publikimin e përgjimeve.
Në bisedën e publikuar pak më parë dëgjohet vetëm zëri i deputetit të BDI-së Artan Grubi ku flet për favorizim të VMRO-së.
Artan Grubi së bashku me kreun e BDI-së Ali Ahmetin si dhe funksionarë të tjerë kanë qenë protagonist të bombave që ka publikuar El Cheka së fundmi.
Pas dëgjimit të këtyre bombave u krijua shqetësim i madh në opinion dhe u organizuan protesta dy herë radhazi në Tetovë dhe pritet që të vazhdojnë edhe në kryeqytet para Qeverisë.
Më poshtë statusi origjinal dhe linku
Dashuria e Artan Grubit per Vmron e Gruevskin
Por Artani le ta dij se çlirimtaret nuk çiten më dy guj si thot ai, por ne vazhdim do i shikoj çlirimtaret kush jan.