Kasami: Rruga “Strasho Pinxhur” po ndërtohet sipas të gjitha kritereve të nevojshme

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka njoftuar për gati përfundimin e rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë.

Siç bënë të ditur Kasami, pas rishqyrtimit dhe rivlerësimit të projektit në fjalë, rruga e lartëpërmendur nga sot do të fillojë të ndërtohet me të gjitha kriteret e nevojshme.

“Punimet e fazës së parë kanë filluar nga rruga 📍”Kongresi i Manastirit” e deri në 📍”Nikolla Tesla” ku rruga për qarkullim do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve. Prerja e drunjëve të vjetër do të zëvendësohet me drunjë të rinj , dekorativ🌳🌴e me një pamje jashtëzakonisht të mirë ashtu siç do të ndryshohet edhe trotuari dhe ndriçimi i ri publik LED. 💡

Banorët përveç rrugës do të përfitojnë edhe rrjet të ri të ujësjellsit pas çka kjo lagje e cila njihet edhe si “Çarshia” e qytetit do të jetë njëra nga lagjet më të frekuentuara për shkak edhe të bizneseve që haperojnë atje.

Tetova për çdo ditë po fillon e të merr një pamje të rre, të zhvillimit dhe ndërtimit të saj”, ka njoftuar Kasami.