Vërshohet “Kodra e Trimave” në Prishtinë, pas reshjeve të shiu (Video)
Shiu i madh që i ra sot në kryeqytet ka bërë që shumë rrugë të lagjeve të vërshohen nga uji dhe të krijohen puseta, shkruan Gazeta Insajderi.
Është lagjja “Kodra e Trimave” në të cilën ujërat e zeza kanë shpërthyer pas reshjeve të shiut gjë që iu ka pamundësuar banorëve të lagjes kalimin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vërshimi i ujërave të zeza.
Kjo nuk është hera e parë që rrugët e Prishtinës vërshohet pas reshjeve të shiut.