Von der Leyen premton një pagë minimale për gjithë tregun e punës në BE
Dua të siguroj se në një ekonomi të tregut social çdo person që punon me kohë të plotë mund të ketë një pagë minimale që garanton një jetë dinjitoze, deklaroi kandidatja për postin e presidentes së BE-së, Ursula von der Leyen.
”Prandaj ne do të zhvillojmë një kornizë të detajuar me bisedime kolektive me sindikatat, sepse ato mund të rregullojnë pagën minimale për të gjithë sektorët”, shtoi ajo.
”Di që ka modele të ndryshme, por ne kemi nevojë për të krijuar një kornizë të përgjithshme mbi dinjitetin e punëtorëve”, përfundoi Von der Leyen.