MaqedoniTop Lajme

Zaev: Kam luftuar dhe luftojë për shqiptarët

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sonte në Televizonin “Klan Maqedoni”, theksoi se ai ka luftuar dhe do të vazhdojë të luftojë për shqiptarët dhe për maqedonasit.

“Kam luftuar dhe luftojë për maqedonasit dhe shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët në këtë shoqëri të përbashkët. Qytetarët na zgjedhin të marrin vendime dhe ata t’u kthehen, nëpërmjet komunikimit me qytetarët e tyre, në interes të qytetarëve. Ne ishim shtet i kapur tani ne jemi një shembull i shëndritshëm. Dy vjet më parë ne ishim në prag të një lufte civile, sot jemi krenarë të vazhdojmë me botën demokratike. Vendi ynë është një konfirmim i atraktivitetit të Bashkimit Evropian”, tha Zaev.