Presidentja Osmani takim me kryeministrin Rama

Shpërndaje

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Shqipëri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama në institucionin e Kryeministrisë.

Takimi me kryeministrin Rama ka ardhur pas konferencës së përbashkët për shtyp mes dy presidentëve, Begaj dhe Osmani.

Sipas axhendës, Presidentja Osmani do të ketë takim ditën e sotme edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri:

4 Shtator:

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10:15-10:40 – Takim tete-a-tete midis Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 10:40-11:30 – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 11:40-12:05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje.

Ora 12:30-12:45 – Takimi tetë-à-tetë midis Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 12:45-13:00 – Takim midis dy delegacioneve të kryesuara nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

5 Shtator:

Ora 09:00 – 09:20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklaratë.

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkisë, Andi Seferi dhe Komandantit të Gardes se Republikës, Gramos Sako.

Nisja për në Berat:

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo.

11:30-11:45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’).

Nisja për në Durrës:

Ora 16:50-17:15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako.

Ora 17:30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

/tvklan.al