Zaev: Mashtrimet telefonike, të qëllimshme për të dëmtuar vendin
Në konferencën për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar në mënyrë politike nga një strukturë e mirë organizuar me qëllim për të dëmtuar vendin tonë dhe të ardhmen e vendit në rrugën Euroatlantike. “Kjo është nga tentimet për dëmtim direkt të interesave tona për të përfunduar procesin e anëtarësimit tonë në NATO”, tha Zaev. Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje për këtë punë. “Mendoj se nga ky rast do të dalim edhe më të fort, ka pasur edhe raste të tilla. Dëshiroj të bisedoj, të shpërndaj informacione me qytetarët, besoj se transparenca është një nga përfitimet”, tha mes tjerash Zaev.