Vesel Memedi publikon dokument, ja kush e shkatërroi BFI-në

Shpërndaje

Në fillim e keni fjalimin e tij:

I nderuari kryetar i Kuvendit z. Xhaferi,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar media,

Të nderuar qytetar të RMV,

Sot, para tempullit të demokracisë dhe para gjith opinionit, do të sqaroj dorrëheqjen time si deputet nga Kuvendi i RMV, do të prezentoj vetëm fakte dhe argumente, dhe në formë të shkruar do tua përcjell materialin më të zgjeruar, me një faktografi më të gjërë historike për partinë tonë, filozofinë dhe konceptin, që e mbronim dhe do ta mbrojmë edhe më tutje. Do t’ju japi përgjigje gjitha pyetjeve tuaja, për të cilat është e interesuar i gjith opinioni në RMV, dhe një pjesë e gazetarëve, që seriozisht kanë kërkuar përgjigje për arsyet thelbësore që sollën deri te vendimi ynë për tërrheqje nga qeveria dhe parlamenti. Vendimi ynë bazohet në një analizë më të thellë dhe më serioze, dhe se nuk ka kurfar lidhje me reakcionin, afektin, emocionet, shkurtëpamësinë, ose nxerrje të revoltës për mospërmbushjen e disa pritjeve të vogla tona, siç mendojnë disa politikan, analist, por edhe media. Shpresoj se fjalimi i sotëm do të jetë dëshmi e mjaftueshme për pyetjet, dyshimet, dhe provokimet e juaja.

Të nderuar,

Menjëherë pas publikimit të qëndrimit tonë se e lëshojmë qeverinë, pyetja e parë deri te ne dhe deri te aktivistët tanë ishte, a thua vallë Ali Ahmeti dhe BDI, dhe më pas edhe Zoran Zaevi dhe LSDM tradhëtuan, pikërisht ata që ju u keni shërbyer me besueshmëri që nga fillimi? A nuk ju thamë dhe a nuk jua tërhoqëm vërrejtjen që mos ta përmbani BDI-në dhe Ahmetin, sepse ata janë tradhëtarë të njohur, vazhduan me pyetjet? Kësaj pyetje do ti përgjigjemi me një përgjigje të shkurtë, JO. Nuk pati tradhëti, dhe nuk mund të ketë tradhëti me ne. Ne do të ishim mjaft naiv, kur ne si parti e vogël që jemi, do të futeshim në këtë lojë politike me ndonjëfarë marrëveshje, që i ngjanë marrëveshjes së qengjit dhe ujkut, dhe se një ditë, ujku nuk do të tentoj ta hajë qengjin. Por, ashtu siç theksova më herrët, nuk pati tradhëti, por, pati qasje joserioze dhe jo të ndershme ndaj neve, si një parti e vogël dhe partner koalicionues, dhe një lojë jo të ndershme politike, pas përfundimit të ndryshimeve të mëdha në shtet.

Sipas informatave tona, loja ishte e një çmimi të lirë, mbrojtje të interesave politike, në kurriz të një partie tjetër të vogël politike. Marrëveshja që ishte arritur shumë më herrët nëmes Ahmetit dhe Zaevit, për transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në ministri të posaçme, dhe kështu nuk është e mundur që shqiptarët të udhëheqin 6 ministri, dhe ndrrimi i ministrive 1 për 1, Ahmeti është munduar ta fshehi para shqiptarëve, se ai nuk ka sakrifikuar asnjë ministri, në kompenzim për ministrinë e re, ndërsa Zaevi do ta shesë rrëfimin te maqedonasit, se nuk ka lëshuar pe para Ahmetit për një ministri më tepër, por se ka korrë sukses t’ua marr Ministrinë për Pushtet Lokal. Edhe ujku i ngopur, edhe delet në numër. Në rast se opinioni ose opozita të kuptoj këtë lojë, Ahmeti do të shpëtoj përmes Vesel Memedit, dmth, ai vet drejtëpërdrejtë është marrur vesh me Zaevin, dhe ka bë kompromis, dhe se ai e ka sakrifikuar Ministrinë për Pushtet Lokal.

Përshkak të kësaj loje mjaft të lirë, jemi të detyruar ti përcjellim disa momente nga veprimtaria jonë politike, gjatë gjithë periudhës që kemi qenë në qeveri, me qëllim që opinioni vet të vendosi për rolin e gjithë aktorëve të jetës politike. Në këtë drejtim, z. Ahmeti, mund të dëshmojë se prej fillimi e deri në fund, e pati besimin dhe pëlqimin tonë, të bisedoj dhe të merret vesh me kryeministrin Zaev për të gjitha pyetjet, në takimet e ndryshme të liderëve, dhe për ne ishte e mjaftueshme vetëm të na njoftoj për rezultanin. Për ne, aspak nuk ishte e rëndësishme, me cilën ministri do të udhëheqim, funksionin ose madhësinë e funksionit, karriken, vendimin për ndryshim, transfer ose tërheqje. Për ne, ishte e mjaftueshme vetëm të na njoftoj për vendimin, dhe do të pritej me respekt. Na, ishim të fokusuar te ndryshimet, drejtësia, e vërteta, kujdesi ndaj ligjeve, dhe stop korrupcionit në të gjitha nivelet e praktikimit të qeverisjes, nga kaudrot tona. Por, fatkeqësisht, në fund, për herrë të parë, z. Ahmeti na drejtoi në bisedime direkte me kryeministrin Zaev, pas marrëveshjes së tyre të fshehur për ndrrim të ministrive. Por, nëse ne nuk pranuam si parti të kyçemi në biseda dhe marrëveshje, që nga koha e para formimit të qeverisë së re, as me VMRO-në dhe as me LSDM-në, ose me opozitën e atëhershme shqiptare, BESA, PDSH, dhe në moment të fundit u ndamë edhe nga LR-PDSH, dhe vazhduam ta mbajmë qëndrimin se BDI me vite i ka udhëhequr proceset, dhe në fund duhet të ndihmojmë BDI ti përfundoj bisedat dhe marrëveshjet me palën maqedonase, si ka mundësi që dikushi mund të mendoj, se tani mu në fund, do të pranojmë të futemi në pazar me LSDM për një ministri? Nëse keni menduar se ne jemi njejtë si të tjerrët që keni patur punë deri më tani, atëherë keni gabuar rëndë!

Z. Ahmeti, ju, sëbashku me kryeministrin Zaev, e dinit mjaft mirë se ministri Fazliu nuk është kalimtar rasti, dhe se nuk ka ardhë në këtë pozitë me lojëra të fshehura, dhe me përkrahje të grupeve kriminele. Vet emërimi i Suhejl Fazliut për ministër, personaliteti i tij, integriteti i tij moral dhe professional, si dhe figura e tij e pakomprometuar dhe e pastërt si kristali, i zgjoi të gjitha shpirtërat jo të ndershëm, të kapur në tradhëti, korrupcion, dhe veprimtari kriminele të nëntokës, që deri më sot, nuk ka patur sukses asnjë emër shqiptarë të nxit ashtu interes te dreqërit. Që nga fillimi, u hudhën si hiena ta nxinë personalitetin e tij, por sërrisht nuk ia arritën qëllimit. Me votimin tuaj ndaj propozimit të kryeministrit, ju dhe deputetët e juaj, arritët sukses të përcjellni porosi deri te të gjith nerëzit dhe familjet e ndershme, e konkretisht deri te familjet që sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, dhe me shumë durim kanë pritur që të vijnë ndryshimet për padrejtësinë e madhe nga sistemi i kaluar, dhe që kanë pritur se do të ndodh drejtësia institucionale, se nuk duhet shpresuar në asgjë, sepse sistemi i ri fillon me situatë momentale, që nënkupton legalizim të drejtësisë së egër ose padrejtësisë. Ngelim me shpresë, se do të keni fuqi vet t’ua thuani të vërtetën të gjith këtyre njerëzve të ndershëm.

Me qëllim që fotografia t’u jetë edhe më e qartë rreth veprimtarisë sonë politike, opinioni duhet njoftuar se më 30 maj të këtij viti, kërkova takim me z. Ahmeti, jo vetëm në emër tim, por edhe në emër të të gjith personaliteteve që qëndrojnë pas meje dhe pas ministrit Fazliu, dhe në këtë takim ia përcolla mesazhin e pastër dhe të qartë, që mos të lejoj të ndodhi ndonjë shkarkim eventual, sepse do të ketë pasoja të rënda, që shumë vështirë mund të sanohen mëpas. U pajtuat se e dini fortë mirë se ç’far pasoja sjell një goditje e tillë, dhe se do të na njoftoni sa më shpejtë që është e mundshme, për hapat e mëtutjeshme. Z. Ahmeti, edhe pse e dinte para kohe vendimin tonë, njoftimi nuk erdhi kurrë, dhe deri në momentin e fundit kur edhe vendosi të shkoj deri në fund ta përmbajë propozimin e kryeministrit për shkarkim.

Në të njëjtën kohë, opinioni duhet njoftuar se z. Ahmeti na njihte mjaft mirë se kush jemi, dhe se që nga kontaktet e para ia bërra me dije se unë jamë personalitet edhe me arsimim fetar islamik, dhe se që nga koha kur kam qenë nxënës i medresesë në Shkup, nxiti interes dhe respekt ndaj të gjith personaliteteve kombëtare dhe fetare, që janë sakrifikuar për të drejtat dhe liritë kombëtare dhe fetare, posaçërisht ndaj atyre që ishin viktima të komunizmit, mësues, imamë, profesorë dhe patriota. Unë jamë njeri me arsimim të lartë, me ndjenja kombëtare dhe fetare, dhe për këtë arsye u interesova që ti ndajë figurat që ishin të përkrahur nga sistemi, dhe atyre që luftuan kundër sistemit. Lufta për ruajtjen e dinjitetit të të gjith këtyre figurave është më e rëndësishme sesa të gjithë privilegjet e mundëshme që mundet Ahmeti apo Zaevi, ose cili do tjetër në shtet, të na ofroj. Kompromis me këtë asnjëherë nuk mund të ketë!

I nderuari z. Ahmeti,

Në momentin kur ju votuat për shkarkim, në të njëjtin moment ne e morëm përgjigjen se ju dhe kryeministri, keni shkuar shumë larg me politikën. Për ju, emri ynë, emri i partisë, dhe posaçërisht porosia në emër të atyre që ju u keni borxh përgjigje, për ate që është apo nuk është punuar në BFI, nuk paraqet asgjë. Kjo habit edhe më shumë, duke patur parasyshë se ju e shndërruat selinë tuaj në Reçicë të Vogël në një vend pajtimi, nëse ende nuk e keni harruar lojën tragjike që luhej rreth BFI-së. Atëherë, publikisht u premtuat disa figurave kryesore në BFI, se menjëherë sa të vini në pushtet, do ta largoni politikën nga BFI, dhe u munduat tërë kohën që t’i bindni këta funksionarë, imamë, dhe besimtarë të ndershëm, që ishin të vendosur që mos të lëshojnë pe para politikës, dhe grupeve kriminale në atë kohë. A thua vallë keni harruar se në atë kohë, përgjigjeshit ndaj çdo telefonate, mesazhi, dhe thirrjeje publike, ndaj grupit të pakënaqur të imamëve, dhe nuk flinit qetë, derisa i përmbushët kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër, ju i bindët imamët dhe funksionarët e ndershëm dhe të drejtë, njashtu edhe muftiun e atëherëshëm të Shkupit Zenun Berisha, që të tërhiqen dhe ta pijnë kafen e hidhur, sepse shumë shpejtë ju do të ndihmoni që të pihet kafeja e ëmbël. Z. Ahmeti, ju shpejt u kthyet në pushtet në vitin 2008, ndërsa funksionerët dhe imamët e ndershëm, mbetën jasht institucionit, të izoluar me etiketime të tradhëtarit dhe kriminelit, edhe sot e kësaj dite, duke ju besuar juve, se do të mbani premtimin, dhe do të kontribuoni që gjendja në BFI të vihet në formën e saj shpirtërore, që me të vërtetë do t’i ngjajë një selie të vërtetë për të gjith besimtarët musliman të Maqedonisë. Nëse për ju nuk do të thotë asgjë emri dhe roli i atyre njerëzve që besonin në ju, dhe kanë sakrifikuar 13 vite nga ajo kohë, ndërsa ju për në fund të votoni për shkarkim pikërisht për simbolin e tyre, unë si Vesel Memedi, kryetar i RDK-së, dhe besimtarë në Zot, nuk mund të shkeli mbi nderin, dinjitetin, sakrificën e tyre, për të mirën e gjith qytetarëve të Maqedonisë. Ju nuk duhej në asnjë mënyrë ta bënit këtë, përshkak të premtimit ende të paplotësuar ndaj tyre, ndërsa kryeministri nuk duhej ta bëntë përshkak të funksionit burrështetas që e mban, të lejoj të shkeli në këtë mënyrë kaq të lehtë mbi viktimat e sistemit të kaluar.

Me vet aktin e shkarkimit të ministrit Fazliu, ju z. Kryeministër Zaev, dhe ju z. Ahmeti, si qeveri e re, e vërtetuat një filozofi dështuese në politik, rreth emërimeve dhe shkarkimeve të kuadrove në përgjithësi. Ju zotërinj të nderuar, ndryshimet i bëni sipas matjes së jorganit! Sipas kësaj matje, logjika funksionon në atë mënyrë që një individ në këtë institucion mund të na mbuloj neve, ndërsa ti zbuloj të tjerët, kurse individi tjetër, duhet shkarkuar sepse mund të na zbuloj neve dhe të na del në sipërfaqe papastërtia jonë. Me këtë lloj filozofie të politikës kadrovike shtetërore, asnjëherë nuk mund të ketë luftë kundër krimit dhe korrupcionit të organizuar. Në të gjith historinë, mafia asnjëherë nuk është dorëzuar para politikanëve dyftyrësh dhe administratorëve të korruptuar, përkundrazi, mafia, zakonisht, dorëzohet para drejtësisë, si dhe politikanëve dhe funksionerëve të ndershëm dhe të drejtë.

Lufta për demokraci dhe manipulim te shqiptarët në Maqedoni, kundrejt planit të UDB-ës së vjetër, pa kurfar dyshimi, fillon nga selia e institucionit fetar BFI. Prej sot e tutje, të gjith ju mund të vazhdoni në realizimin e planeve tuaja për demokraci ose për manipulim, me vet faktin se të gjith ju që ishit kundërshtarë të gjakosur politik në gjith periudhën e kaluar, tani jeni të gjith sëbashku në qeveri, LSDM, BDI, PDSH, Alternativa, një periudhë edhe LR-PDSH, etj. Kombinim më të mirë se kjo nuk mund të gjeni askund, dhe për këtë arsye vazhdoni lirisht, por jo me ne, dhe jo në emër tonë! Faktet dhe argumentet tjera, siqë është rasti i Kondovës, si dhe lojërat e juaja politike me BFI-në dhe me grupet kriminale, nuk do ti numëroj të gjitha, sepse ka një proverb arabe që thotë, “Për të mençurin, mjafton vetëm shenja.” Nëse dikushi nuk i njeh shenjat, mjafton me ia hap rrugën që të arrij atje ku përfundoi pushteti i kaluar, por populli duhet të përgaditet për masakrën e re, që do ta bëjë kjo qeveri e re, ndaj buxhetit të shtetit, ndaj sistemit të drejtësisë, administratës, dhe ndaj integritetit moral të vërtetë të qytetarëve. Për fat të keq, përshkak të kësaj, në vend që të përfundojnë me bekim “një shoqëri për të gjithë,” qytetarët do të përfundojnë në “një kazan të ferrit të madh për të gjith.”

Si vërtetim për të gjith ate që u tha deri më tani, opinioni, dhe posaçërisht njerëzit e ndershëm, u bindën nëpërmes ndodhive të fundit në vend. Z. Ahmeti, pjestarët e Islamit në tërrësi, e posaçërisht ata që ju kanë besuar dhe kanë prit 13 vite që ti rregulloni punët në BFI, mbetën të shokuar nga bisedat e juaja private me bashkëpuntorët e juaj më të afërt, për sjelljen poshtërruese që e keni ndaj institucionit shpirtërorë BFI, dhe aspak nuk ju ka interesuar rregullimi i punëve në këtë institucion, por qeshni ëmbël, që keni arritur sukses ta shndërroni këtë seli në një seli ku pihet alkooli më i shtrenjtë. Më shumë se kaq nuk kemi koment. Vetëm se i lutemi Zotit, që mos të ndodh e njëjta gjë edhe me ushtarët e vërtetë, që besonin në komandantit e tyre, dhe ishin të gatshëm ta japin edhe jetën e tyre për fjalën tuaj të thënë.

Se situata nuk dallon aspak edhe me partnerin tjetër të koalicionit, LSDM-në, flet edhe sjellja e tyre artificiale, posaçërisht kur ndjehen se janë më të fuqishëm. Partnerit tonë të deritanishëm të koalicionit LSDM-së dhe kryeministrit të vendit Zoran Zaev, që ishte personi më përgjegjës në krye të partisë dhe formimit të koalicionit qeveritar, dhe që ka qenë i obliguar të çmoj dhe vlerësoj çdo përkrahje të vogël për dalje, dhe shpëtim nga regjimi i kaluar i VMRO-së, i drejtohemi me mesazhin vijues. Metoda dhe skenari, që i keni përdorë ndaj partnerëve shqiptarë të koalicionit, dhe konkretisht ndaj kuadrove dhe funksionarëve tanë, që mund edhe t’ua dëshmojnë me fakte dhe argumente, posaçërisht ndaj ministrit Fazliu, me angazhimin e policisë financiare dhe shfrytëzimit politik të komisionit për anti-korrupcion, disave portaleve rezervë që u jepni obligime speciale, në koordinim me bashkëpunëtorin e juaj të afërt, sekretarin shtetëror Partalov, për ne janë metoda të njohura UDB-së, që i përdorin një pjesë e UDB-ashësve të vjetër, që ende mbajnë pozicione të larta edhe në LSDM edhe në VMRO. Nëpërmes metodave të tilla, bëhet presion dhe shantazhim ndaj gjith personaliteteve dhe kuadrove shqiptare, prej funksionerëve e deri te administratorët më të ulët, që gradualisht të shkëputen nga partia e tyre amë shqiptare, dhe ta pranojnë si të tyren platformën politike të LSDM-së, sipas mundësisë në të ardhmen edhe të anëtarsohen në LSDM, me të vetmin qëllim dobësim të rolit të faktorit politik shqiptarë në qeveri. Kjo është po e njëjta logjikë që e praktikonte edhe VMRO-ja ndaj kuadrove shqiptare, dhe mundeni edhe vet ju të vërtetoheni sesa kjo është tragji-komike. LSDM duhet urgjentisht të ndaloj të kopjoj filozofinë e rrejshme dhe tragjike që e imponoi pushteti i kaluar, nëse veçmë nuk është vonë. Le të jetë shembulli ynë, mesazh për të gjith në shtet që të zgjohen, në të kundërtën mjerr për shtetin!

Të nderuar,

Në fund më lejoni të përcjell një mesazh deri te qytetarët e Maqedonisë dhe deri te opozita. Mos ëndërroni se mund të formohet dhe konsolidohet opozita shqiptare, e as ajo maqedonase, me llogari të hapura të vjetra, që i kanë në kredi, ndaj institucioneve të shtetit dhe ndaj qytetarëve, që kanë hy në borxh në periudhën e kaluar, duke zgjedhur rrugën dhe angazhimin e tyre politik të gabuar. Këtë nuk e përkrahin as qytetarët, dhe as faktori ndërkombëtarë. Opozita e vërtetë, edhe e qeverisë, edhe e opozitës, ishim ne si një parti e vogël politike, që nuk kishte përkrahje financiare, as nga mbrenda dhe as nga jashtë, dhe që nuk kishte rreth vetes figura dhe biznismen të korruptuarr, si dhe grupe kriminale, që të na kushtëzojnë rrugën kah duhet të ecim në të ardhmen.

Sot, me tërheqjen tonë nga parlamenti dhe qeveria, e vërtetojë edhe njëherë deklaratën time të mëherrshme, kush si ka hyjë, ashtu edhe do të del. Ne i përkrahëm reformat me ndershmëri të madhe, dhe me të njejtën ndershmëri edhe dalim. Prej tani e tutje, le t’ia mendojnë ata që kanë udhëhequr politikë të madhe, kanë harxhuar mjete të mëdha financiare, kanë demonstruar patriotizëm të paparë, dhe në momente të ndryshme kanë bë kthesë për 180 shkallë, prej rrëzimit të BDI-së, ridefinimit të shtetit, parlament dy-dhomësh, që në fund të përfundojnë vullnetarisht si humanitar të mëdhenj që erdhën në ndihmë qeverisë, për hyrje në NATO dhe BE. Ndërsa, partnerëve të koalicionit tanë të deritanishëm, që i ka kapluar euforia e ndryshimeve historike që ndodhën nën udhëheqjen e tyre, le të fillojnë të mendojnë se i pret një luftë e madhe kundër krimit dhe korrupcionit të organizuar, që nuk duhet dhe nuk lejohet të përfundojë me amnestime të përditshme, por me një front dhe mobilizim të hapur. Ose ata do të qeverisin me shtetin, ose mafia, që rrënjët i ka thellë mbrenda vet sistemit.

Ju faleminderit,