Zaev: Nuk përvetësuan maqedonasit histori të huaj, por Gruevski dhe elita e tij politike

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se shumë shpesh dhe një kohë të gjatë publikisht flet për keqpërdorim të historisë në qëllimet politike dhe se pushteti i kaluar përmes tentimit për antikuizim nuk pati sukses që ta grindë vendin me të gjithë fqinjët dhe gjatë tërë dekadës ta mbajnë në izolim.

“Unë shumë shpesh dhe një kohë të gjatë flas publikisht për keqpërdorimin e historisë për qëllime politike. Kështu ishte edhe në intervistën për televizionin grek Alfa në të cilën isha pyetur dhe u përgjigja për politikat e kaluara të dëmshme të nacionalizmit dhe antikuizimit. Nuk mundet që mua të më shkruhet diçka që jo unë, por Gruevski dhe makineria e tij ideologjike e bënin 10-11 vite. Nuk përvetësuan maqedonasit histori të huaj, por Gruevski dhe elita e tij politike dhe dëgjuesit e tij kuaziekspertë të cilët u nisën në ofensivë mediatike që të arsyetojnë inxhiniering identitetin. Jo populli maqedonas, por Gruevski dhe propaganda e tij zbatuan inxhiniering identitetin që të mbjellin diçka që nuk është natyrale, e as pjesë thelbësore e rrënjës nacionale maqedonase. Zbatuan operacion masiv kulturologjik të quajtur antikuizim që të bukefalizojnë një popull të tërë dhe me këtë të na grindin me të gjithë fqinjët. Patën sukses që një dekadë të tërë të na mbajnë në izolim. Dhe derisa vraponin dhe i nxisnin debatet e supozuara për atë se kush jemi dhe çfarë jemi, na hodhën në izolim dhe i hodhën në podrumet e errëta prioritetet tona – BE dhe NATO. E kthyen prapa dhe e bllokuan gjithë procesin. Dhe derisa e bënin këtë, pas asaj perde të tymit, i kryen të gjitha krimet politike për të cilat tani përballen me drejtësinë”, shkruan Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.

Unë, shton, e investova gjithë fuqinë time politike që të zgjidh çështje për të ardhmen dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme. “Vendi ynë dhe populli ynë u ballafaquan me antikuizimin dhe unë do të vazhdoj të flas publikisht për nevojën për paqe dhe bashkëpunim në Ballkan, por edhe për momentet e historisë së përbashkët të cilat i bashkojnë dhe i lidhin popujt”, potencon Zaevi në publikimin e tij në Fejsbuk.