A e dini se policia tani mund t’ju konfiskojë makinën?
Më 24 Dhjetor 2020, hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për trafikun rrugor, për të cilat publiku di shumë pak.
Të miratuara në fund të dhjetorit, janë ndryshuar 219 nga 414 nenet e përfshira në ligj, që do të thotë çdo i dyti nen.
Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me vlerën e gjobave që zvogëlohen, duke shfuqizuar zëvendësimin e tyre me pikë negative.
Disa gjoba rriten ndërsa disa ndryshime do të befasojnë shumicën e vozitësve, siç është mundësia e konfiskimit të automjetit nga policia.
Kjo do të ndodhë nëse polici largon automjetin nga trafiku për shkak të konstatimit për korrektësi teknike të tij, por jo më shumë se tre ditë pune.
Nëse konstatohet se automjeti ka një mosfunksionim teknik në lidhje me shkaktimin e zhurmës së madhe ose në rast se nuk është regjistruar për më shumë se gjashtë muaj, ai konfiskohet për 90 ditë.