Mbi 120 mijë të rinj më pak në Maqedoni, qindra mijëra kanë ikur nga vendi

Shpërndaje

Më shumë se 150 mijë të rinj kanë emigruar nga Maqedonia e Veriut në dy dekadat e fundit. Kjo bëhet e ditur sipas një analize të Kanal 5, që krahason rezultatet e dy regjistrimeve të fundit të popullsisë.

Në vitin 2002 ishin gjithsej 754.261 persona të moshës 0-29 vjeç. Sot janë në kategorinë 20-49 vjeç, por numri i tyre ka rënë në 601.492. Duke qenë se bëhet fjalë për të rinj, tek të cilët vdekshmëria është në promila, është e qartë se 152.832 persona janë larguar nga vendi.

REGJISTRIMI 2002

0-29 vjeç

Gjithsej: 754,261

REGJISTRIMI 2021

20 deri në 49 vjet

Gjithsej: 601 492

Diferenca: -152,832

Emigrimi ka pasoja dramatike për tablonë demografike, pra ndryshe nga viti 2002 kur kishim 764.251 të rinj nën 29 vjeç, sot numri i tyre është 638.000 ose 126.171 më pak.

REGJISTRIMI 2002

0-29 vjeç

Gjithsej: 764,251

REGJISTRIMI 2021

0-29 vjeç

Gjithsej: 638 080

Diferenca: -126,171

Nga organizatat rinore, arsyet e emigrimit masiv të të rinjve fillimisht janë vendosur në mundësinë për një jetë dhe punë më të mirë, por ndikim ka vetë sistemi social. Ata thonë se nevojitet një strategji shtetërore në planin afatgjatë për të rritur standardin e të rinjve./Kanal5