Rajoni

A po i hyn garës për deputet i biri i ish-presidentit Thaçi? – flasin nga PDK (Video)

Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, nuk është në dijeni nëse i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, është propozuar si kandidat për deputet në listën e këtij subjekti.

Megjithatë Gjoshi, deklaroi në Info Magazine, që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Endrit Thaçi do të mirëpritej në PDK, sikurse secili që do të jepte kontribut për të mirën e shoqërisë, njofton Klan Kosova.

”PDK ndjek një procedurë goxha demokratike të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave. Jemi parti që vazhdimisht jemi reformuar dhe ripërtrirë”.

”Kemi qenë të hapur ndaj shoqërisë civile dhe mediave”.

A është e vërtetë që djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti – do t’i hyjë garës për deputet?

”Nuk kam informacion të tillë. Të paktën nuk e di nëse dikush nga degët tona e kanë propozuar – por nëse po, do të ishte i mirëseardhur jo vetëm ai por secili që do jepte kontribut për shoqërinë”.

”Por nuk besoj! Nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të tillë që do të jetë pjesë e listës”.

”Është deputetja e nderuar pjesë e listës, Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila është vajza e vëllaut të ish-presidentit Thaçi. Pra është e përzgjedhur për shkak të vlerave të saj që ka dhe është e propozuar nga dega e Obiliqit aty ku dhe jeton”.

Ai tutje ka sqaruar për procedurat nëpër të cilat kalon struktura e PDK-së deri në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi një lloj procesi që fillon qysh me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave”.

”Fillimisht bisedojmë me kryetarë të degëve, mandej e kanë ato një proces të brendshëm të diskutimit dhe vendimmarrjes. Pastaj është një numër njerëzish që kanë preferenca karshi PDK-së. Një pjesë të madhe e kemi parë nëpër media”.

Po Vlora Çitakun, a do ta shohim ditëve në vazhdim në listën e emrave të kandidatëve për deputetë?

”Vlora Çitaku është Ambasadore e Kosovës në SHBA, por nuk e di nëse ka përfundu procedurat atje – por do të ishte e mirëseardhur PDK ka vend për të gjithë njerëzit që kanë kontribuar për Kosovën”.

”Ju keni parë paraqitjet e saj të mrekullueshme”.

”Para se me marrë vendim organet e PDK-së, mund të përmendi disa emra që një pjesë janë pjesë e ditur – renditjen nuk e kemi bërë”.

”Por kemi emrat që nuk mund t’i përjashtojmë nga dhjetëshja e parë”.

”Do të jetë kryetari Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Sekretari i partisë Uran Ismaili, pastaj Eliza Hoxha, Blerta Deliu, dhe këta të rinjtë që kanë ardhur mund të përfshihen në dhjetëshe”.

”Nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi deri tani”.